Aktualitet

U masakrua nga qeni Pitbull! Nesër i jepet lamtumira e fundit 2-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Greqi, Leo festoi ditëlindjen para pak ditësh

Sipas raportimeve të mediave greke, pasi u kthye nga pazari me prindërit e tij, Leo me origjinë shqiptare iu afrua qenit të familjes që ishte në oborr. Në këtë moment qeni e ka sulmuar duke i shkaktuar lëndime serioze të miturit.

9 Dhjetor 2025, 14:57 Nga M.L
U masakrua nga qeni Pitbull! Nesër i jepet lamtumira e fundit
Leo

GREQI- Të mërkurën, në orën 15:00, në Kishën e Shën Paraskevit në Agios Leontas, do të mbahet një shërbesë mortore për fëmijën dyvjeçar që humbi jetën pas një sulmi në Zakynthos. 

Sipas raportimeve të mediave greke, pasi u kthye nga pazari me prindërit e tij, Leo me origjinë shqiptare iu afrua qenit të familjes që ishte në oborr. Në këtë moment qeni e ka sulmuar duke i shkaktuar lëndime serioze të miturit.

Fëmija u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Babai shqiptar dhe nëna britanike e viktimës u arrestuan me akuzën e vrasjes nga pakujdesia dhe pas paraqitjes së tyre në gjykatë, ata u liruan me urdhër të prokurorit. Sakaq pitbulli u transferua në një strehë për kafshët endacake në Pyrgos.

Sipas mediave greke, prindërit e 2-vjeçarit ndanin shpesh në rrjete sociale foto të fëmijës me kafshët që kishin strehuar. Vetëm 10 ditë përpara ngjarjes fatale, Leo kishte festuar ditëlindjen e tij të dytë./ Dosja.al

Sondazh

Poll