Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 6 vite heqje lirie nga GJKKO! Arrestohet në Krujë 35-vjeçari i shpallur në kërkim, pjesëtar i një grupi kriminal

Në pranga ka rënë 35-vjeçari Armand Dervishi, i cili mësohet se ishte dënuar më parë në vitin 2024 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 6 vite e 8 muaj burg për kultivim dhe shitje të drogës në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

9 Dhjetor 2025, 12:15 Nga M.L
EMRI/ I dënuar me 6 vite heqje lirie nga GJKKO! Arrestohet në
Foto ilustruese

KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar sot një të dënuar për drogë dhe ndërtim të paligjshëm, si edhe të përfshirë më parë në një grup kriminal të lidhur me narkotikët. Në pranga ka rënë 35-vjeçari Armand Dervishi, i cili mësohet se ishte dënuar më parë në vitin 2024 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 6 vite e 8 muaj burg për kultivim dhe shitje të drogës në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Po në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e kishte dënuar me 9 muaj burgim për ndërtim të paligjshëm. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tij kriminal.

NJOFTIMI:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

I dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, kapet 35-vjeçari.

Në të njëjtin vit, ky shtetas është dënuar me burgim dhe për ndërtim të paligjshëm.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Pjesëtari”, kapën dhe ndaluan shtetasin Armand Dervishi, 35 vjeç.

Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

armand dervishi gjkko

Sondazh

Poll