Sport

Rafael Leao dëmtohet kundër Torinos: rrezikon aktivizimin me Milanin në Superkupë…

Portugezi do t’i nënshtrohet testeve të nevojshme sot, ndërkohë që Landucci, asistenti i Allegrit në stol kundër Torinos, nuk pranoi të komentojë situatën…

9 Dhjetor 2025, 07:30 Nga DOSJA

Rafael Leao dëmtohet kundër Torinos: rrezikon aktivizimin me Milanin

ITALI - Lajm i keq për AC Milan. Në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes kundër Torinos, Rafael Leao u detyrua të largohej nga fusha e ndeshjes për shkak të një  tendosjeje muskulore në këmbën e djathtë.

Pak momente më parë, sulmuesi portugez kishte ndjerë dhimbje pas një gjuajtjeje drejt portës së Izraelit. Pasi preku ijën e djathtë, Leao nuk mundi të qëndronte në fushë, duke ia lënë fushën ish-mbrojtësit Samuele Ricci. 

Mbetet për t’u parë se sa gjatë do të mungojë Leao, me kuqezinjtë që do të luajnë kundër Sassuolos të dielën më 14 dhe më pas, të enjten më 18, në Superkupën e Italisë kundër Napolit, një ndeshje gjysmëfinale.

Portugezi do t’i nënshtrohet testeve të nevojshme sot, ndërkohë që Landucci, asistenti i Allegrit në stol kundër Torinos, nuk pranoi të komentojë situatën, duke thënë vetëm se Rafa po përjetonte shqetësime në muskujt e adduktorit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll