Sport

Egnatia rikthehet te fitorja, mund Vorën dhe merr përkohësisht kreun e Superlores - VIDEO

Java e 15-të e Abissnet Superiores mbyllet sot me 3 takimet e fundit.

8 Dhjetor 2025, 18:29 Nga DOSJA
Egnatia rikthehet te fitorja, mund Vorën dhe merr përkohësisht

RROGOZHINE - Java e 15-të e Abissnet Superiores mbyllet sot me 3 takimet e fundit. Kampionët në fuqi të Egnatias kanë arritur të marrin një fitore tepër të rëndësishme në garën për kreun, duke mundur në këtë javë Vorën me rezultatin 2-0.

Sfida e luajtur në Rrogozhinë foli për kampionët në fuqi edhe pse pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Vendasit kaluan në avantazh falë një penalltie të shndërruar në gol nga Albaneze në minutën e 51’. Ndërkohë që për të siguruar fitoren dhe pikët, mendoi ndreca me golin e tij në minutën e 68-të

Minutat n vazhdim nuk prodhuan asgjë më për të ndryshuar rezultatin i cili mbeti I tillë deri në fërfshëllimën përfundimtare të gjyqtarit. Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në vendin e parë me 28 pikë përkohësisht pasi këtë pozicon mund t’ja rrezikojë Elbasani ose Vllaznia që po luajnë përballë njërja-tjetrës në Elbasan Arena aktualisht pasi janë respektivisht elbasanasit me 26 pikë ndërsa Shkodranët i ndjekin me 25, ndërsa Vora tashmë kalon në zonën e ftohtë ku luftohet për mbijetesën në Superiore, ku aktualisht renditet në pozicionin e 7-të me 16 pikë, dy më shumë se Bylisi i vendit të 8-të. Ndeshja tjetër që po luhet gjithashtu në këto momente është ajo mes Flamurtarit dhe Dinamos në Vlorë.

B.T (Dosja.al)

 

 

Sondazh

Poll