Sport

Superiorja/ Elbasanit i mjafton një gol për të kapur kreun, Vllaznia humbet me 10 lojtarë!

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me gol. Në minutën e 49-të, me një supergol në zonë, Tsague i dha avantazhin 1-0 Elbasanit. Që nga minuta e 27-të Vllaznia mbeti me 10 lojtarë, pasi Gjini u ndëshkua me karton të kuq

8 Dhjetor 2025, 22:12 Nga DOSJA

Superiorja/ Elbasanit i mjafton një gol për të kapur kreun,

ELBASAN - Elbasani triumfoi 1-0 ndaj Vllaznisë, në supersfidën e javës së 15-të në Superiore. Verdheblutë iu falën një goli në pjesën e dytë, për të marrë suksesin që i mban në krye të renditjes me 29 pikë.

Ndeshja nisi e bukur dhe me raste në të dyja portat. Ekuilibrat u thyen në minutën e 27-të, kur mbrojtësi i Vllaznisë, Elmando Gjini u ndëshkua me të kuq, duke lënë shkodranët me 10 lojtarë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me gol. Në minutën e 49-të, me një supergol në zonë, Tsague i dha avantazhin Elbasanit.

Këtë avantazh, verdheblutë e ruajtën deri në fund, për të marrë tre pikë të arta. Kjo fitore, e ngjit Elbasanin në vendin e parë me 29 pikë, ndërsa Vllaznia zbret në vendin e katërt me 25 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll