Bota

Tsunami me dallgë deri në 1 metër lartësi pas tërmetit në Japoni/ Regjistrohen edhe paslëkundje sizmike me forcë 5,6 ballë! (PAMJET TRONDITËSE)

Menjëherë pas tërmetit, Shërbimi Meteorologjik regjistroi një cunami prej 30-70 centimetrash në tre zona, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të zonave bregdetare të evakuohen menjëherë dhe të zhvendosen në vende më të larta.

8 Dhjetor 2025, 19:08 Nga E. D
Tsunami me dallgë deri në 1 metër lartësi pas tërmetit
foto ilustruese

JAPONI- Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter goditi prefekturën Aomori në Japoninë veriore pak pas orës 23:00 të hënën. Epiqendra e tërmetit ishte 80 kilometra larg bregut lindor të Aomorit, me një thellësi prej 50 kilometrash. Menjëherë pas tërmetit, Shërbimi Meteorologjik regjistroi një cunami prej 30-70 centimetrash në tre zona, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të zonave bregdetare të evakuohen menjëherë dhe të zhvendosen në vende më të larta.

Rreth 20 minuta më vonë, një lëkundje pasuese me magnitudë 5.6 ballë goditi të njëjtën zonë detare. Sipas mediave lokale, dridhjet u ndjenë deri në Tokio. Gjithashtu raportohet se nga tërmeti kanë mbetur edhe njerëz të plagosur. Pamjet video tregojnë copa xhami të thyer të shpërndara nëpër rrugë.

Tërmeti u ndje edhe në qytetin e madh të Saporos, në veri të Japonisë, ku paralajmërimet u dëgjuan në telefonat celularë të banorëve. Një gazetar i NHK-së në Hokkaido (Japonia veriore) raportoi një dridhje horizontale që zgjati rreth 30 sekonda dhe se ai vetë nuk ishte në gjendje të qëndronte në këmbë kur goditi tërmeti.

E vendosur në një pikë ku përplasen disa pllaka kontinentale dhe oqeanike, Japonia përjeton 1,500 deri në 2,000 tërmete çdo vit. Ato shpesh variojnë nga të lehta në të rënda. Në vitin 2011, vendi përjetoi tërmetin më të fortë në histori, i cili shkaktoi valë të mëdha cunami që arritën 40 metra në disa zona./Dosja.al

termeti ne japoni

Sondazh

Poll