Bota

Hodhën bojë mbi pikturën e Monetit, gjykata suedeze liron dy aktivistët

Më 14 qershor 2023, dy gra të reja i zhytën duart në bojë të kuqe përpara se ta aplikonin atë në pikturën “Kopshti i Artistit në Giverny”.

8 Dhjetor 2025, 18:33 Nga E.d
Hodhën bojë mbi pikturën e Monetit, gjykata suedeze liron dy
Foto ilustruese

SUEDI- Dy të rinjët, të cilët hodhën bojë në një dritare që mbronte një pikturë të Claude Monet, janë liruar nga gjykata suedeze. Ata thanë se nuk donin të dëmtonin veprën e artit. Më 14 qershor 2023, dy vajza të reja i zhytën duart në bojë të kuqe përpara se ta aplikonin atë në pikturën “Kopshti i Artistit në Giverny”.

Ajo ishte huazuar nga Musee d’Orsay te Muzeu Kombëtar i Suedisë si pjesë e një ekspozite kushtuar kopshteve dhe natyrës. Mediat e huaja shkruajnë se organizata "Aterstall Vatmarker" kishte marrë përgjegjësinë për këtë veprim dhe kishte postuar një video në të cilën aktivistët dëgjoheshin duke bërtitur "situata klimatike është urgjente" dhe "shëndeti ynë është i kërcënuar". Piktura nuk ishte dëmtuar, tha në atë kohë drejtori i Musee d'Orsay, por dy gratë e reja dhe katër aktivistë të tjerë u akuzuan për vandalizëm./Dosja.al

suedi piktuara claude monet

Sondazh

Poll