Sport

Gjoba e fundit, lajm i mirë për ne, por për UEFA-n jemi tifozët e fundit, më të pasjellshmit - KLASIFIKIMI

2000 franga gjobë, për sjelljen me Anglisë, më mirë për ne, jo për europianët

3 Dhjetor 2025, 14:21 Nga DOSJA

Gjoba e fundit, lajm i mirë për ne, por për UEFA-n jemi

ZVICER - Shqipëria mbylli elimnatoret e Botërorit me vendin e dytë në grup, një vend nderi për ekipin që na jep mundësinë që të tentojmë ende kualifikimin për në finalet e Botërorit nëpërmjet fazës së play-off-it që do të luajmë në muajnin mars.

Ndërkohë një përmirësim të ndjeshëm ka patur edhe tifozeria në këto eliminatore, ose më saktë në ndeshjen e fundit, ku gjoba e rradhës së UEFA-s, ishte vetëm 2000 franga zvicerane, për disa gota plastike të hedhura në një goditje këndit të ekipit mik.

Një lajm shumë i mirë për ne, krahasuar me disa dhjetra mijëra apo qindar mijra gjoba që kemi marrë nga Europiani e në vazhdim. Kjo ka sjellë edhe mundësinë që Federata e Shqiptare e Futbollit të kërkoj të shpërblejë tifozët, për ndeshjet e play-off-it me Poloninë me më shum se 5% të biletave, që lejon rregullorja për ekipin udhëtues.

Por nëse për ne është pozitive ulja e nivelit të gjobës, ndryshe ndodh me UEFA-n, gjoba mbetet ndëshkim për ta. Në raportin e fundit për fayr-play që ata kanë publikuar, ne jemi skuadra e fundit. Pra korrektesa e sjelljes së tyre kryesisht. Në raportin e UEFA-s thuhet:

“Shqipëria, një vend që nuk ka asnjë klub në asnjë nga tre garat kryesore të UEFA-s për klube, pjesën më të madhe të 66 ndeshjeve të tyre përfshijnë ekipin kombëtar A dhe të moshave, ndeshjet e të cilat, në përgjithësi, ka një rezultat të ulët të fair play me një vlerësim pikësh prej 6.774 të ndjekur nga Kroacia me 7.228 dhe Serbia me 7.239 pikë, sit re vendet e fundit.

Gjoba e fundit, lajm i mirë për ne, por për UEFA-n jemi

Sa i përket kryesimit të këtij klasifikimi sigurisht të parët janë vende me pak tifozë, nëse kanë, si Ishujt Faroe, që kryesojnë klasifikimin, Moldavia apo Kazakhistani, 3 vendet e para. Ndërkohë që numrin më të madh të ndeshjeve dhe skuadra e parë e madhe e klasifikimit është Anglia, e cila mban vendin e 6-të me 241 ndeshje dhe 8.717 pikë.

Gjoba e fundit, lajm i mirë për ne, por për UEFA-n jemi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll