Sport

Dhuna në Fushë Krujë/ FSHF për shkak të sigurisë pezullon ndeshjen Iliria-Skënderbeu

Për shkak të këtyre rrethanave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos zhvillohet. Komisionet juridike të FSHF-së do të vendosin për të.

3 Dhjetor 2025, 14:10 Nga DOSJA

Dhuna në Fushë Krujë/ FSHF për shkak të sigurisë

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ndeshja e javës së 14-të, Iliria-Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.

Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll