Sport

Raphinha: "Këto ishin tre pikë të rendësishme që mund të vendosin La Ligën"...

Braziliani pranon se kërkoi të zëvendësohej sepse nuk mund ta duronte më.

3 Dhjetor 2025, 10:30 Nga DOSJA

Raphinha: "Këto ishin tre pikë të rendësishme që

SPANJE - Raphinha ishte padyshim një nga lojtarët më të spikatur të mbrëmjes. Braziliani po luante ndeshjen e dytë radhazi si titullar dhe dha gjithçka nga vetja. Ndaj ai nuk mundi as ta përfundonte ndeshjen sepse ishte plotësisht i rraskapitur. Kapiteni i Barçës pranon se tre pikët kundër Atlético Madrid  janë vendimtare në luftën për vendin e parë.

Ndjesitë: "Mendoj se gjëja e rëndësishme është të besojmë në punë. Ka shumë ndeshje ku mund të fillojmë të humbasim. Duhet të jemi të përgatitur. Po punojmë shumë mirë për këtë. Ky është shpirti që duhet të kemi për të fituar ndeshje të tilla."

Rikthimet: "Mund të pësojmë një gol, por duhet të ruajmë mendjen për t'u rikthyer në një ndeshje si kjo. E dinim sa e vështirë do të ishte kjo ndeshje dhe se mund të përfundonim si vitin e kaluar, me ata që shënuan të parët."

Presioni - "Mendoj se sa më shumë të bëjmë presion lart në fushë, aq më afër jemi me portën e kundërshtarit. Në këtë mënyrë do të kemi më shumë shanse për të shënuar gola."

Personalisht - "Po kërkoj të kthehem në gjendjen time më të mirë fizike. U ndjeva sot, pak i lodhur. Kërkova të zëvendësohesha sepse nuk mund të vazhdoja. Si unë ashtu edhe Pedri, kemi lojtarë të tjerë cilësorë që mund të zënë vendet tona."

Besimi - "Mendoj se po fitojmë vetëbesim ndeshje pas ndeshjeje. E dimë që është çelësi për La Ligën. Këto janë tre pikë të rëndësishme që mund të vendosin. Nëse vazhdojmë të mbledhim pikë ndeshje pas ndeshjeje, gjithçka do të shkojë shumë më mirë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll