16 milionë amerikanë në gatishmëri për stuhi të forta dëbore që pritet të godasin orët e ardhshme
Foto ilustruse SHBA- Një front i ftohtë nga Kanadaja pritet të sjellë të paktën 30 cm dëborë në nj&e...
Lituania e mbylli kufirin me Bjellorusinë në tetor pasi dhjetëra balona të ngarkuara me cigare të paligjshme hynë në hapësirën e saj ajrore, duke detyruar disa aeroporte të mbyllen dhe duke nxitur tensione mes dy vendeve.
Bashkimi Evropian po përgatit sanksione të reja kundër Qeverisë së presidentit bjellorus Aleksandar Lukashenko, të cilën e akuzon për një fushatë “hibride” kundër Lituanisë fqinje, tha të hënën shefja e BE-së, Ursula von der Leyen.
Lituania e mbylli kufirin me Bjellorusinë në tetor pasi dhjetëra balona të ngarkuara me cigare të paligjshme hynë në hapësirën e saj ajrore, duke detyruar disa aeroporte të mbyllen dhe duke nxitur tensione mes dy vendeve.
“Gjendja në kufi me Bjellorusinë po përkeqësohet, me shpeshtimin e futjes së balonave të kontrabandës në hapësirën ajrore të Lituanisë”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian në X pas bisedimeve me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda.
“Një sulm i tillë hibrid nga regjimi i Lukashenkos është plotësisht i papranueshëm. Lituania vazhdon të ketë mbështetjen tonë të plotë”, tha von der Leyen, duke shtuar se “ne po përgatisim masa të mëtejshme në kuadër të regjimit tonë të sanksioneve”.
Mbyllja e kufirit në tetor la mijëra kamionë lituanë të bllokuar në Bjellorusi. Disa prej tyre ende ndodhen atje të ngecur, dhe Vilniusi e ka akuzuar Minskun për “shantazh” lidhur me miliona euro mallra të mbetura.
Ndërkohë, shërbimi diplomatik i BE-së tha se e ka thirrur të hënën të dërguarin e Bjellorusisë në takim për shkak të “veprimeve hibride që burojnë nga territori bjellorus dhe që përbëjnë një kërcënim për BE-në”, përfshirë edhe “çështjen e papranueshme” të kamionëve të bllokuar.
BE-ja ka vendosur sanksione vazhdimisht ndaj Minskut që nga viti 2020 - duke përfshirë edhe ato ndaj Lukashenkos dhe familjes së tij - për shtypjen brutale të kundërshtarëve dhe për mbështetjen e luftës së Moskës në Ukrainë.
Lukashenko, është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe e lejoi Moskën ta përdorte vendin e për ta nisur pushtimin e Ukrainës në vitin 2022./ REL
Foto ilustruse SHBA- Një front i ftohtë nga Kanadaja pritet të sjellë të paktën 30 cm dëborë në nj&e...
Jafar Panahi IRAN- Një gjykatë iraniane e dënoi regjisorin Jafar Panahi në mungesë me një vit burg me akuzat pë...
Foto ilustruse AUSTRALI- Katër burra nga Sidnei janë akuzuar për përfshirje në një rrjet ndërkombëtar t&e...
Foto ilustruese SHBA- Më pak se 10% e njerëzve që mund të përfitojnë nga ilaçet kundër obezitetit janë n&eum...
Macron, Zelensky FRANCË- Nevoja për një “fund dinjitoz” të luftës u nënvizua nga Presidenti ukrainas Volodym...
Foto ilustruse KOLUMBI- Vullkani Purache në Kolumbinë jugore, ku niveli i alarmit është rritur në portokalli pë...
Foto ilustruese AUSTRALI- Carly Ray, një mësuese 37-vjeçare në një shkollë të mesme në Australi, k...
Foto ilustruse BRAZIL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil. Një 19-vjeçar u sulmua i gjallë nga luanët&...
Foto ilustruese IRLANDË- Një studim i kohëve të fundit nga organizata franceze "Fondation pour 'Enfance" tregoi se 50% e materialit (fo...
Donald Trump SHBA- Të hënën pasdite, Donald Trump do të kryesojë një takim në Zyrën Ovale mbi hapat e mëtejsh&...