Bota

Regjisori iranian, fitues i disa çmimeve, dënohet me një vit burg për "aktivitet propagandistik" kundër shtetit

Gjykata gjithashtu ia ndaloi Panahit të largohej nga vendi për dy vjet dhe ia ndaloi të merrte pjesë në ndonjë grup politik ose shoqëror.

1 Dhjetor 2025, 20:39 Nga E.d
Regjisori iranian, fitues i disa çmimeve, dënohet me një vit
Jafar Panahi

IRAN- Një gjykatë iraniane e dënoi regjisorin Jafar Panahi në mungesë me një vit burg me akuzat për "aktivitet propagandistik" kundër shtetit. Gjykata gjithashtu ia ndaloi Panahit të largohej nga vendi për dy vjet dhe ia ndaloi të merrte pjesë në ndonjë grup politik ose shoqëror. Avokati i regjisorit tha se do ta apelonte vendimin. Ai nuk tha se çfarë përfshinin aktivitetet propagandistike.

Mediat e huaja shkruajnë se regjisori 65-vjeçar, i cili është burgosur dy herë në Iran, fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë në maj për filmin e tij "Një Aksident i Thjeshtë", i cili flet për pesë ish-të burgosur që mendojnë të hakmerren ndaj një burri që ata besojnë se është ish-roja e tyre e burgut.

Regjisori është aktualisht jashtë Iranit. Në nëntor ai ishte në turne në Shtetet e Bashkuara, duke vizituar Los Angeles, Neë York dhe festivalin Telluride për të promovuar filmin e tij të fundit, i cili është përzgjedhur nga Franca si një nominim zyrtar për çmimin Oscar./Dosja.al

burg jafar panahi iran

Sondazh

Poll