Bota

Horror në Australi! Katër të arrestuar për një rrjet që trafikonte pornografi me fëmijë me përmbajtje satanizmi

Oficerët ekzekutuan gjashtë urdhër-bastisje për një rrjet ndërkombëtar për shpërndarjen e pornografisë satanike me fëmijë. 

1 Dhjetor 2025, 17:18 Nga E.d
Horror në Australi! Katër të arrestuar për një rrjet
Foto ilustruse

AUSTRALI- Katër burra nga Sidnei janë akuzuar për përfshirje në një rrjet ndërkombëtar të pornografisë me fëmijë dhe përmbajtjes  satanike. Oficerët ekzekutuan gjashtë urdhër-bastisje për një rrjet ndërkombëtar, për shpërndarjen e pornografisë satanike me fëmijë. 

Mediat e huaja shkruajnë se gjatë hetimit, u identifikua një rreth pedofilësh me bazë në Sydney që ishte përfshirë në mënyrë aktive në posedimin, shpërndarjen dhe ofrimin e përmbajtjes nëpërmjet një faqeje interneti të menaxhuar ndërkombëtarisht. Sipas të njëjtit burim, më i riu nga katër të arrestuarit i moshës 26, 39, 42 dhe 46 vjeç luajti një rol kryesor.

Ai u akuzua për 14 akuza, duke përfshirë përdorimin e shërbimeve të telekomunikacionit për të shpërndarë ose aksesuar pornografinë e fëmijëve. Tre burrat e tjerë u akuzuan për posedim të materialeve pornografike që përmbanin gjithashtu sjellje seksuale me fëmijë dhe posedim droge. Të arrestuarit mbeten në paraburgim pasi nuk u është dhënë lirim me kusht para se të nxirren para gjykatës./Dosja.al

sidnei pornografi australi

Sondazh

Poll