Politike

VIDEO/ Nën masën “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi mbërrin në SPAK! Përshëndet gazetarët: Po nuk u pamë…

Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

1 Dhjetor 2025, 12:48 Nga E. D
VIDEO/ Nën masën “detyrim paraqitje”, Monika
Monika kryemadhi

TIRANË- Monika kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK, për masën për detyrim paraqitje. Pasi qëndroi disa momente, ajo është larguar nga Prokurorisë së Posaçme, ndërsa ka përshëndetur edhe gazetarët, duke i thënë “mirupafshim, po nuk u pamë, vitin tjetër…”.


Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash. Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

monika kryemadhi

Sondazh

Poll