Politike

"Diella e shpartalloi Ramën"/ Berisha: Çdo gjë që thotë të vërtetën, pranohet nga unë

Duke folur në deklaratën për mediat, pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Berisha tha se për të, çdo gjë që thotë të vërtetën, është e pranueshme prej tij.

1 Dhjetor 2025, 11:15 Nga E. D
"Diella e shpartalloi Ramën"/ Berisha: Çdo gjë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Diella ishte ajo që shpartalloi publikisht kryeministrin Edi Rama, duke e nxjerrë atë zbuluar. Duke folur në deklaratën për mediat, pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Berisha tha se për të, çdo gjë që thotë të vërtetën, është e pranueshme prej tij.

"Në të gjitha hetimet e mia, absolutisht në të gjitha gjykimet për mua, gjykata ka dhënë vendime politike kundër meje siç ka marrë urdhër. Por cili-viu- viu, kush ia bën, ia bën vetiu. I ranë kokës. Unë kisha dërguar në vitin 2012 nenin për heqjen e çdo lloj mbrojtje për deputetin. Dhe prapë e votoj atë nen. Por këta e forcuan. Por tani po përballen me atë që bënë.

Për sa i përket këtij, kemi të bëjmë me një skandal madhor ndërkombëtar, të cilin unë do e denoncoj, po e përgatis dhe do paraqes dokumente dhe fakte para shqiptarëve për aktin e paprecedent, të pashembullt, të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut që ka bërë dje. Dje ka kryer një skandal të madh ndërkombëtar. Dje Edi Rama bëri mashtrim të madh shqiptarëve dhe Europës, për të cilat unë do e dënoj sot me forcën më të madhe. Për këtë çështje do të flas në orën 12:30 para medieve.

Diella e shpartalloi Ramën. Çdo gjë që thotë të vërtetën, pranohet nga unë. Si prokurore e Edi Ramës, ia fishkëlloi Edi Ramës, ia nxori të gjitha mashtrimet publikisht. Komunikimet e mia janë të pakufishme," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama diella

Sondazh

Poll