Politike

"Altin Dumani armik i egër i pluralizmit"/ Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Ligji do të thotë fjalën e tij

Pasi doli nga SPAK Berisha lexoi para gazetarëve mesazhin që la në Prokurorinë e Posaçme.

1 Dhjetor 2025, 10:14 Nga E. D
"Altin Dumani armik i egër i pluralizmit"/ Berisha lexon mesazhin
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’.  Pasi doli nga SPAK Berisha lexoi para gazetarëve mesazhin që la në Prokurorinë e Posaçme.

"Siç është zakon, ky është shënimi që lashë në zyrën e Skapit të partisë: “Për Pojën e Spakut, Altin Troplini, armikut të egër të pluralizmit politik, gjobëvënësit ordiner të Skapit të partisë, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral, avokatit mjeran të Irena Gjokës me 5 mbiemra. Ligji do të thotë fjalën e tij. Sali Berisha”." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha spak

Sondazh

Poll