Politike

"Ka Frikë nga drejtësia"/ Berisha: Rama mashtroi në deklaratën me Marta Kos për të mbrojtur...

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha thekson se e vërteta është e thjeshtë, që Rama ka frikë nga drejtësia. Lideri i opozitës më tej tha se Rama mashtroi paturpësisht në deklaratën me Marta Kos për të mbrojtur zv.kryeministren Belinda Ballukun.

30 Nëntor 2025, 18:16 Nga E. D
"Ka Frikë nga drejtësia"/ Berisha: Rama mashtroi në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në krah të Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha thekson se e vërteta është e thjeshtë, që Rama ka frikë nga drejtësia. Lideri i opozitës më tej tha se Rama mashtroi paturpësisht në deklaratën me Marta Kos për të mbrojtur zv.kryeministren Belinda Ballukun.

Postimi i Berishës: 

Rama mashtroi paturpësisht në deklaratën me Marta Kos për të mbrojtur Lubinë. Pezullimi i ministrave gjatë hetimeve është praktikë normale në BE: Rumani, Itali, Francë, Belgjikë, Kroaci, Spanjë. Vetëm në Shqipërinë e Rama–Ballukut prezantohet si “puç”. E vërteta është e thjeshtë: frikë nga drejtësia!

Rama shamelessly lied in the statement with Marta Kos to protect Balluku. The suspension of ministers during investigations is a normal practice in the EU: Romania, Italy, France, Belgium, Croatia, Spain. Only in Rama–Balluku’s Albania is it presented as a “coup.” The truth is simple: fear of justice!/Dosja.al

 

sali berisha marta kos edi rama

Sondazh

Poll