Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu! Temperatura ulen deri në -1 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu të dobëta, lokale, dhe afatshkurtra kryesisht në jug të territorit.

29 Nëntor 2025, 07:21 Nga M.L
Vranësira dhe reshje shiu! Temperatura ulen deri në -1 gradë
Foto ilustruese

TIRANA- Vendi ynë këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu të dobëta, lokale, dhe afatshkurtra kryesisht në jug të territorit.

Era me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 17m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll