Aktualitet

PAMJET/ Qendra e Athinës “vishet” kuq e zi, shqiptarët festojnë Ditën e Pavarësisë me flamurin kombëtar dhe këngë patriotike

Siç shihet edhe në pamje shqiptarët po festojnë me flamurin kombëtar dhe me këngë patriotike.

28 Nëntor 2025, 21:06 Nga E. D
PAMJET/ Qendra e Athinës “vishet” kuq e zi, shqiptarët
pamje nga vendngjarja

ATHINË- Atmosfera festive e Ditës së Pavarësisë vijon edhe në qendrën e Athinës. Siç shihet edhe në pamje shqiptarët po festojnë me flamurin kombëtar dhe me këngë patriotike.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, shqiptarët kanë vendosur të gëzojnë në ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët kanë krijuar një atmosferë të veçantë, duke ia marrë edhe valles në qendrën e Athinës me këngët patriotike. 

Qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, e festuan 28 nëntorin me një tubim shpërthyes mbrëmjen e sotme. Qindra shqiptarë, shumë prej tyre me fëmijët e tyre, duke mbajtur flamuj kuq e zi dhe simbole tradicionale e historiko-patriotike, u mblodhën përsëri këtë vit në Athinë.

 

 

 

athinë dita e pavarsise

Sondazh

Poll