Aksident i shumëfishtë në autostradën Elbasan–Tiranë/ Mbi 10 mjete të përfshira, kaos në qarkullim
foto ilustruese TIRANË- Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin autostrada Elbasan–Tuneli...
Në prangat e policisë ra një 34-vjeçar, banues në fshatin Bushat për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
SHKODËR- Policia ka arrestuar sot dy persona në Vaun e Dejës. Në prangat e policisë ra një 34-vjeçar, banues në fshatin Bushat për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
U arrestua gjithashtu edhe një 29-vjeçar, banues në fshatin Paçram për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Polica ka ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte 29-vjeçari dhe gjatë kontrollit fizik ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Njoftimi i policisë
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “CONTROL". Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:-D. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bushat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit kontrollit fizik ndaj shtetasit D. G., në një lokal, i gjetën atij, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak; -J. T., 29 vjeç, banues në fshatin Paçram, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi J. T. dhe gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin autostrada Elbasan–Tuneli...
PRISHTINË- Qytetarët në Kosovë po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar. Në sheshet e Prishtin...
foto ilustruese TIRANË- Partitë Popullore Europiane kanë uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Pavar&eum...
Igli Haxhiaj TIRANË- Përgjimet e SPAK kanë nxjerrë në dritë bisedatat e ish-efektivit Igli Haxhiaj në SKY ECC...
Foto ilustruse ELBASAN- Policia ka arrestuar sot një 63-vjeçar në qytetin e Elbasanit. I arrestuari është Aqif Bezati....
Igli Haxhia TIRANË- Pjesë nga dosja hetimore të ish-oficerit të arrestuar, Igli Haxhiaj janë publikuar. Nga bisedat e zb...
Visi i Pojës dhe Igli Haxhiaj TIRANË- Dosja hetimore e SPAK, në lidhje me hetimet që çuan në pranga grupin që tra...
Igli Haxhiaj TIRANË- Dosja hetimore e SPAK, në lidhje me hetimet që çuan në pranga grupin që trafikonte droge nga Amer...
TIRANË- Pjesë nga dosja hetimore të ish-oficerit të arrestuar, Igli Haxhiaj janë publikuar. Sipas dosjes hetimore oficeri i poli...
Foto ilustruse DIBËR- Policia ka arrestuar sot një 43-vjeçar për vjedhje. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur...