Aktualitet

"Kam një info e shes, a e do"? Ish-efektivi Haxhiaj bën pazar me informacionet hetimore: Po se deshi vk, skam ca takohem me atë...

Gjithashtu nga bisedat në SKY ECC mësohet se Myftiu dhe Haxhiaj kishin lënë për tu takuar.  Ndërkohë në një bisedë me një person tjetër, që duket se ishte mik i përbahskët mes Haxhiajt dhe Myftiut, ish-oficeri i shkruan se do t’i thotë ka një informacion dhe e shet.

28 Nëntor 2025, 16:51 Nga E. D
"Kam një info e shes, a e do"? Ish-efektivi Haxhiaj bën
Igli Haxhiaj

TIRANË- Përgjimet e SPAK kanë nxjerrë në dritë bisedatat e ish-efektivit Igli Haxhiaj në SKY ECC. Bga këto përgjime është zbuluar sesi Haxhiaj bënte Pazar për të shitur informacionet hetimore dhe kontaktonte me Denis allias Dario Myftiun për t’i shitur informacionet hetimore.

Gjithashtu nga bisedat në SKY ECC mësohet se Myftiu dhe Haxhiaj kishin lënë për tu takuar.  Ndërkohë në një bisedë me një person tjetër, që duket se ishte mik i përbahskët mes Haxhiajt dhe Myftiut, ish-oficeri i shkruan se do t’i thotë ka një informacion dhe e shet.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE: 

8AIVIH: He file ca behet, u lidhe me?

I.Haxhiaj: O zemra a ike ti? Jo vlla, me tha takohemi te henen, sjam duke u mor me te, do i them, kam nje info dhe e shes, A e do???, po se deshi vk, skam ca takohem me ate... .

Në këtë bisedë midis Igli Haxhiaj dhe përdoruesit me kod pin 8AIVIH ata komunikojnë përsëri lidhur me shtetasin Dario Myftiu, duke iu referuar pikërisht për bisedën midis shtetasit Igli Haxhiaj dhe Dario Myftiu.

Shtetasi Igli Haxhiaj i shpjegon se, “me tha takohemi të henen” dhe në bisedën e datës 05.12.2020 shtetasi Dario Myftiu i ka thënë atij se “takona nga e hona, se neser jam me kalamojt”, duke u konfirmuar fakti se flasin për të njëjtin person.

Po kështu, në këtë bisedë shtetasi Igli Haxhiaj konfirmon tej çdo dyshimi faktin se veprimet e tij janë kryer për qëllimi përfitimi monetar, pasi shprehet se, “do i them, kam nje info dhe e shes, A e do???”.

Nga përmbajtja e bisedave të mësipërme provohet fakti se përdoruesi i kodit pin 8AIVIH është njohje e përbashkët e shtetasve Dario Myftiu dhe Igli Haxhiaj dhe është pikërisht personi që Igli Haxhiaj i referohet në bisedat e tij me Dario Myftiu si “shoket” e përbashkët midis tyre./Dosja.al

igli haxhiaj

Sondazh

Poll