Aktualitet

Kukësi zgjohet nën temperatura të ulëta e mot të keq! Tropoja zbardhet nga reshjet e dëborës, fshati Llugaj pa energji elektrike

Pavarësisht reshjeve, të gjitha akset rrugore nacionale raportohen të qarkullueshme dhe nuk paraqesin rrezik apo vështirësi të theksuara për drejtuesit e mjeteve.

28 Nëntor 2025, 09:38 Nga M.L
Kukësi zgjohet nën temperatura të ulëta e mot të keq!
Foto ilustruese

KUKËS- Gjatë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit, i gjithë territori i Qarkut të Kukësit mbi kuotën 500 metra është përfshirë nga reshje bore dhe shiu me intensitet mesatar.

Në zonën e Valbonës, trashësia e borës ka arritur deri në 10 centimetra. Pavarësisht reshjeve, të gjitha akset rrugore nacionale raportohen të qarkullueshme dhe nuk paraqesin rrezik apo vështirësi të theksuara për drejtuesit e mjeteve.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, probleme janë regjistruar vetëm në fshatin Llugaj të Njësisë Administrative Llugaj në bashkinë Tropojë, ku 39 abonentë kanë mbetur pa energji./ Dosja.al

kukes valbone reshje debore

Sondazh

Poll