Sport

Kombëtarja kuqezi e vajzave udhëton sot drejt Stambollit…

Zgjidhet problemi i udhëtimit të Kombëtares së vajzave, rezervohet një fluturim i ri

27 Nëntor 2025, 14:18 Nga DOSJA

Kombëtarja kuqezi e vajzave udhëton sot drejt Stambollit…

TIRANE - Kombëtarja e vajzave udhëton sot drejt Stambollit për dy ndeshjet miqësore ndaj Turqisë.

Skuadra ishte planifikuar të nisej pasditen e djeshme, por për shkak të anulimit të fluturimit, programi është rishikuar dhe është rezervuar një fluturim i ri për ditën e sotme.

Për këtë arsye, ekipi nuk do të zhvillojë seancën stërvitore të planifikuar në Turqi.

Ndeshja e parë Turqi - Shqipëri do të luhet nesër, në orën 13:00 dhe do të transmetohet live në FSHF TV.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll