Sport

Spalletti dhe reagimi ndaj gazetarit norvegjez: "Miku im, i ftohti nuk është i mjaftueshëm për të fituar ndeshjet”

Trajneri i Juventusit ishte protagonist i një shkëmbimi të veçantë me një gazetar norvegjez në konferencën për shtyp pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve…

27 Nëntor 2025, 13:00 Nga DOSJA

Spalletti dhe reagimi ndaj gazetarit norvegjez: "Miku im, i ftohti nuk

NORVEGJI - Luciano Spalletti pati një bisedë me një gazetar norvegjez, pasi  skuadra e tij, Juventus, fitoi 3-2 në transfertë kundër Bodo/Glimt për Ligën e Kampioneve, një ndeshjeje kjo e luajtur në mot polar dhe të vendosur në sekondat e fundit.

Kjo ndodhi në konferencën për shtyp pas ndeshjes, me trajnerin e Juventusit që duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me dy penalitetet e mundshme të pretenduara nga skuadra vendase: 

"Miku im, ti e njeh vetëm të ftohtin në qytetin tënd. Ke edhe gjëra të tjera, sepse të bindësh veten, se i ftohti është çelësi për të fituar ndeshjet është reduktuese. Ke një qytet të bukur, kam parë disa anije shumë moderne. E di që ka një park ku ka shqiponja deti dhe do të 'doja' ta shihja", shtoi Spalletti.

"Nuk kam kohë, përndryshe do të kisha shkuar me kënaqësi ta shihja. Meqenëse i ftohti nuk është i mjaftueshëm për të fituar ndeshjet, ke nevojë për diçka tjetër."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll