Bota

"Rikthehet" tragjedia e gushtit të vitit 1962! Zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong në mbi gjashtë dekada: Shkon në 44 numri i viktimave, qindra të zhdukur

Bilanci aktual i viktimave tashmë ka barazuar tragjedinë e gushtit të vitit 1962 në zonën Sham Shui Po, ku një zjarr i madh shkaktoi vdekjen e 44 personave ndërsa 279 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

27 Nëntor 2025, 07:33 Nga M.L
"Rikthehet" tragjedia e gushtit të vitit 1962! Zjarri më
Kompleksi i banimit që u përfshi nga flakët

Zjarri i fuqishëm që përfshiu kompleksin e banimit në Hong Kongun është bërë ngjarja më vdekjeprurëse në të paktën 63 vitet e fundit. Bilanci aktual i viktimave tashmë ka barazuar tragjedinë e gushtit të vitit 1962 në zonën Sham Shui Po, ku një zjarr i madh shkaktoi vdekjen e 44 personave ndërsa 279 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Zjarri shpërtheu ne nje kompleks banimi, por ende nuk dihet shkaku. Flaket u përhapen nga rrjeta jeshile e ndërtimit dhe skelat prej bambuje, të cilat Qeveria kishte filluar t’i nxirrte jashtë përdorimit në mars për arsye sigurie.

Bilanci aktual i viktimave tashmë ka barazuar tragjedinë e gushtit të vitit 1962 në zonën Sham Shui Po, ku një zjarr i madh shkaktoi vdekjen e 44 personave dhe la qindra të pastrehë.

Sipas South China Morning Post, rreth 22.7 kilogramë fishekzjarre të ruajtura në ndërtesë kishin bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi në katet e sipërme.

Një tjetër zjarr i rëndë në nëntor të vitit 1996, në ndërtesën Garley në Kowloon, kishte shkaktuar vdekjen e 41 personave dhe plagosjen e 81 të tjerëve.

Ngjarja më tragjike e regjistruar ndonjëherë në Hong Kong daton në vitin 1948, kur një shpërthim në katin përdhes të një magazinë pesëkatëshe që përmbante “mallra të rrezikshme” shkaktoi vdekjen e 176 personave./ Dosja.al

zjarr ne komplekin ne hong kong

Sondazh

Poll