Bota

“Ku janë lekët"/ Nusja masakroi për vdekje vjerrën në Greqi! Publikohet përgjimi me fjalët e fundit të 75-vjeçares: Merr çfarë të duash dhe më lër të jetoj! Të lutem mos...

Në këtë material dëgjohen qartë kërcënimet e 46-vjeçares, si edhe lutjet e viktimës që ajo të ndalonte sulmin.

26 Nëntor 2025, 22:22 Nga E. D
“Ku janë lekët"/ Nusja masakroi për vdekje
viktima

GREQI- Autoritetet greke kanë publikuar një video me kohëzgjatje rreth 35 minuta, në të cilën janë regjistruar fjalët e fundit të 75-vjeçares që u vra nga nusja e saj në Salaminë. Në këtë material dëgjohen qartë kërcënimet e 46-vjeçares, si edhe lutjet e viktimës që ajo të ndalonte sulmin.

Televizioni MEGA publikoi një pjesë të dialogut mes të moshuarës dhe nuses së saj pak para se të ndodhte krimi, ku 75-vjeçarja besonte se personi që kishte hyrë në shtëpi ishte burrë:

Nusja 46-vjeçare: (me zë të rëndë) “Ku janë lekët, jepmë lekët!”

Vjehrra 75-vjeçare: “Të lutem, biri im, mos më bëj dëm.”

Vjehrra: “Të lutem, biri im, mos më bëj dëm. Merr çfarë do dhe ik.”

Vjehrra: “Biri im, a nuk ke nënë?”

Vjehrra: “Do të më vrasësh? Merre çfarë të duash dhe më lër të jetoj…”

Sipas informacioneve, disa orë pas vrasjes, 46-vjeçarja, duke dashur të krijojë një alibi, dyshohet se i ka dërguar vjehrrës një mesazh në celular ku i shkruante “Mami, je mirë?”. Pasi komunikimet telefonike u deklasifikuan, u përcaktua se mesazhi ishte dërguar nga autorja e vrasjes.

Gjithashtu 46-vjeçarja kishte ka fikur përkohësisht kamerat në shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit të krimit, me qëllim që autoritetet të mos përcaktonin kohën kur ishte larguar dhe ishte kthyer në banesë. Në fakt, ajo i kishte thënë familjes se energjia elektrike ishte ndërprerë për disa orë në mëngjesin fatal.

Ndërkohë 46-vjeçarja e kishte përgatitur vendin e krimit në një mënyrë që të dukej si një grabitje. Pasi e goditi me thikë, ajo e mbuloi shpejt vjehrrën me një batanije, duke e lënë të vdiste në një pellg gjaku. Vrasja brutale u krye në dhomën e gjumit të viktimës, ku u gjetën të hapura dy sirtarë./Dosja.al

greqi

Sondazh

Poll