Bota

Ekzekutoi dy anëtarët e Gardës Kombëtare/ MOMENTI i arrestimit të autorit në SHBA, bëri rezistencë ndaj policisë (VIDEO)

Menjëherë pas ngjarjes ai është kapur nga policia dhe ushtria amerikane, e cila siç shihet nga pamjet ka bërë rezistencë.

26 Nëntor 2025, 22:54 Nga E. D

Ekzekutoi dy anëtarët e Gardës Kombëtare/ MOMENTI i

SHBA- Janë publikuar pamje nga të shtënat me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, përfshirë neutralizimin e autorit. Menjëherë pas ngjarjes ai është kapur nga policia dhe ushtria amerikane, e cila siç shihet nga pamjet ka bërë rezistencë. Autori shihet duke lëvizur, ndërsa forcat amerikanë po mundohen të shpamngin ç do agravim të situatës.

Vendi i ngjarjes është mbushur me xhama të thyer, ndërsa e gjithë zona është në kaos. Si pasojë e të shtënave dy anëtarë të Gardës Kombëtare humbën jetën. Autoritetet nuk kanë bërë publik emrin e autorit, as arsyet që mund ta kenë çuar në marrjen e këtij vendimi, për të sulmuar./Dosja.al

shba

Sondazh

Poll