Bota

Zjarri i fuqishëm në Hong Kong/Thellohet bilanci i viktimave, shkon në 36 numri i të vdekurve! Flakët vijojnë të 'përpijnë' ndërtesën (VIDEO)

Numri i mëparshëm i të vdekurve ishte 13 dhe 16 të plagosur, por informacionet e fundit sipas autoriteteve janë vërtetë tronditëse.

26 Nëntor 2025, 18:57 Nga E. D
Zjarri i fuqishëm në Hong Kong/Thellohet bilanci i viktimave, shkon
pamje nga vendngjarja

HONG KONG- Bilanci i tragjedisë pas zjarrit masiv në Hong Kongu, në Kinë është thelluar. Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 279 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi zjarri përfshiu ndërtesën. 29 persona u plagosën, shtatë prej të cilëve në gjendje kritike. Numri i mëparshëm i të vdekurve ishte 13 dhe 16 të plagosur, por informacionet e fundit sipas autoriteteve janë vërtetë tronditëse.

Flakët ende po shkrumbojnë skelat prej bambuje në ndërtesa, raportuan mediat lokale, kurse pamjet e flakëve bënë edhe xhiron e rrjetit shumë shpejt. 128 automjete zjarrfikëse, 57 ambulanca, 767 zjarrfikës dhe 400 oficerë policie janë përfshirë në operacionin e shuarjes së zjarrit. Në të njëjtën kohë, më shumë se 700 persona janë transferuar në pesë strehimore të hapura nga zyra lokale e zonës Tai Po.

Si u përhap zjarri?

Tym i dendur dhe i errët u ngrit në qiell të mërkurën pasdite, ndërsa zjarri u përhap fillimisht në katër ndërtesa apartamentesh dhe më pas në të gjithë kompleksin. Shkaku mbetet i panjohur për momentin. Sipas policisë, pati raportime të shumta për njerëz të bllokuar, ndërsa një burrë dhe një grua u gjetën pa ndjenja me djegie. Videoja nga vendi i ngjarjes tregoi flakë që përfshinin skelat prej bambuje që veshin pjesën e jashtme të disa apartamenteve, ndërsa pjesë të rrjetës mbrojtëse të gjelbër u shembën dhe u dogjën deri në themel./Dosja.al

zjarri ne hong kong

Sondazh

Poll