Bota

“Kemi përparuar!” Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rubio nga Gjeneva: Takim produktiv, kemi shqyrtuar pikëpamjet e secilës palë

Marco Rubio pas takimit me diplomatët europianë dhe ata ukrainas tha se bisedimet e sotme ishin më të rëndësishmet dhe më produktivet që janë mbajtur ndonjëherë.

23 Nëntor 2025, 18:14 Nga M.L
“Kemi përparuar!” Bisedimet për paqe në Ukrainë,
Rubio

GJENEVA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio pas takimit me diplomatët europianë dhe ata ukrainas tha se bisedimet e sotme ishin më të rëndësishmet dhe më produktivet që janë mbajtur ndonjëherë.

“Takimet e sotme ishin takimet më produktive dhe të rëndësishme deri më tani në të gjithë këtë proces që kur jemi përfshirë”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nga Gjeneva, ku po zhvilloheshin bisedime mbi Ukrainën.

Ai shtoi se kishte ende shumë për të bërë dhe se mund të ketë zhvillime të mëtejshme më vonë: Kemi një punë shumë të mirë që është bazuar tashmë në pikëpamjet e të gjithë palëve të interesuara dhe kemi qenë në gjendje t'i shqyrtojmë disa nga këto çështje tani, një nga një. Dhe mendoj se kemi bërë përparim të mirë. Ekipet tona tani janë tërhequr në dhomat e tyre ndërsa punojmë me disa nga propozimet që na janë paraqitur.

Sakaq menjëherë pas sulmit të Donald Trump ndaj Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësve evropianë me postimin e tij, presidenti ukrainas, përmes një postimi të ri në X, falënderoi udhëheqësit evropianë për mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Zelensky tha në postimin e tij se pati një bisedë të përbashkët me kryeministrat e Kroacisë dhe Luksemburgut, të cilët i informoi për “punën tonë diplomatike mbi propozimin amerikan dhe takimet në Gjenevë”.

“Ne presim një rezultat që do të hapë rrugën për një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme”, vuri në dukje ai.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu “mirënjohjen e tij për çdo udhëheqës dhe për të gjithë ata në mbarë botën që mbështesin Ukrainën dhe parimet që ne mbrojmë”.

marco rubio gjeneva

Sondazh

Poll