Bota

Ukraina godet me dronë një termocentral në rajonin e Moskë

Dronët ukrainas goditën termocentralin Shatura, i cili ndodhet rreth 120 kilometra në lindje të kryeqytetit rus.

23 Nëntor 2025, 13:34 Nga E.d
Ukraina godet me dronë një termocentral në rajonin e Moskë
Foto ilustruse

UKRAINA- Ukraina goditi një termocentral të madh në rajonin e Moskës me mjete ajrore pa pilot, duke shkaktuar një zjarr dhe duke aktivizuar sistemet rezervë, tha guvernatori rajonal. Dronët ukrainas goditën termocentralin Shatura, i cili ndodhet rreth 120 kilometra në lindje të kryeqytetit rus.

"Disa nga dronët u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore. Disa ranë në vendin e uzinës. Një zjarr shpërtheu në uzinë, i cili tani është nën kontroll", tha guvernatori i rajonit të Moskës Andrey Vorobyov. 

Mediat e huaja shkruajnë se më 22 nëntor, pati sulme të ngjashme me dronë në objektet e kompleksit të karburantit dhe energjisë në rajonin Samarë të Rusisë. Ndër objektivat ishte rafineria Syzran, e cila u godit nga sulmet sipas raporteve lokale.

Sulmet e njëpasnjëshme ndaj infrastrukturës energjetike të Federatës Ruse ngrenë shqetësime në lidhje me sigurinë e termocentraleve kritike dhe pasojat e mundshme për rrjetin elektrik./Dosja.al

ukraina  lufta ukraine-rusi rusi

Sondazh

Poll