Sport

VIDEO/ PSG-ja triumfon ndaj La Havre dhe rikthehet si lider në Ligue 1

Paris Saint-Germain ka triumfuar 3-0 në shtëpi ndaj La Havre, në kuadër të xhiros së 13-të në Ligue 1.

23 Nëntor 2025, 07:30 Nga DOSJA

VIDEO/ PSG-ja triumfon ndaj La Havre dhe rikthehet si lider në Ligue 1

FRANCE - Parizienët zhvilluan një tjetër paraqitje pozitive, teksa fituan ndaj La Havre me rezultatin bindës 3-0.

Mysafirët e nisën më mirë, duke rrezikuar me Simon Ebonog dhe Yassine Kechta, por Lucas Chevalier me super pritje ia mohoi golat.

Ishte Kang-in Lee që shënoi një supergol për ta zhbllokuar rezultatin pas 29 minutave lojë.

PSG ishte shumë më dominues në minutat e mbetur, kurse Joao Neves u përkujdes për golin e dytë (65’). Fitoren e PSG-së pastaj e vulosi sulmuesi Bradley Barcola pas një aksioni të shpejtë (87’).

PSG me këtë fitore shkon në kuotën e 30 pikëve për t’u kthyer si lider në Ligue 1, derisa La Havre renditet në vendin e 12-të me 14 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll