Sport

Superiorja/ Paqe në “Air Albania”, Dinamo dhe Elbasani ndajnë pikët…

Në fund të takimit, të dy ekipet, si Dinamo ashtu edhe Elbasani, shtërnguan duart të kënaqura, teksa ndanë nga një pikë mes tyre.

22 Nëntor 2025, 22:16 Nga DOSJA

Superiorja/ Paqe në “Air Albania”, Dinamo dhe Elbasani

TIRANE - Në mbrëmje Dinamo dhe Elbasani barazuan 1-1 mes tyre, në supersfidën e javës së 12-të në Superiore.

Të dy golat e ndeshjes në “Air Albania”, u shënuan në pjesën e parë. Verdheblutë kaluan në avantazh në minutën e 34-t, falë golit të shënuar nga Tsague.

Megjithatë, Dejvi Bregu barazoi shifrat me një penallti në minutën e 43-të. Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe me pak raste për shënim. Në fund dy ekipet shtërnguan duart të kënaqura teksa ndanë nga një pikë mes tyre.

Elbasani merr kryesimin përkohësisht me 24 pikë, në pritje të Vllaznisë, që luan nesër ndaj Partizanit. Dinamo renditet në vendin e katërt me 19 pikë të grumbulluara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll