Bota

32-vjeçari shqiptar shpëtoi të moshuarin në Itali/ Meloni përshëndet veprimin historik: Një jetë u shpëtua falë guximit të atyre që vendosën të ndërhyjnë

Një jetë e shpëtuar fal guximit dhe altruizmit të atyre që zgjodhën të ndërhyjnë. Heronj”, shkruan Meloni. Siç u raportua, Elton Zefi, 32 vjeç, nuk hezitoi asnjë moment kur pa makinën të zhytet në ujërat e kanalit Battaglia në Padova.

22 Nëntor 2025, 20:24 Nga DOSJA
32-vjeçari shqiptar shpëtoi të moshuarin në Itali/ Meloni


Itali
- Kryeministrja e Italiane Giorgia Meloni ka reaguar, pas veprimin heroik të të riut shqiptar Elton Zefi, i cili shpëtoi një 85-vjeçar nga mbytja, pasi makina e tij ra në lumë. Me anë të një postim në rrjetin social Instagram, Meloni e quajti të riun hero, duke theksuar se “një jetë u shpëtua falë guximit dhe altruizmit të atyre që vendosën të ndërhyjnë”.

Një jetë e shpëtuar fal guximit dhe altruizmit të atyre që zgjodhën të ndërhyjnë. Heronj”, shkruan Meloni. Siç u raportua, Elton Zefi, 32 vjeç, nuk hezitoi asnjë moment kur pa makinën të zhytet në ujërat e kanalit Battaglia në Padova.

Shqiptari u hodh menjëherë në ujë dhe me ndihmën e një tjetër personi që ndodhej aty pranë, arriti të nxirrte nga automjeti biznesmenin 85-vjeçar Giuseppe Salvalajo, i cili mbeti i bllokuar brenda dhe rrezikonte të mbytej./Dosja.al

Sondazh

Poll