Bota

Marrëveshja me presidentin Trump/ Lukashenko fal 31 ukrainas të dënuar në Bjellorusi

Ata ishin të dënuar për vepra penale në territorin e Bjellorusisë, sipas agjencisë së lajmeve “Belta”.

22 Nëntor 2025, 19:55 Nga DOSJA
Marrëveshja me presidentin Trump/ Lukashenko fal 31 ukrainas të


BJELLORUSI-  Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka falur 31 qytetarë ukrainas. Ata ishin të dënuar për vepra penale në territorin e Bjellorusisë, sipas agjencisë së lajmeve “Belta”. 

Ky veprim u bë në kuadër të marrëveshjeve të arritura midis Lukashenkos dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, me kërkesë të Ukrainës, tha Natalia Esmond, zëdhënësja e kreut bjellorus.


“Ata aktualisht po i dorëzohen palës ukrainase”, tha ajo.

Ndërkohë që tensionet në front janë të larta dhe luftimet vijojnë me intensitet, teksa liderët perëndimore po kërkojnë të gjejnë rrugët e mbarimit të luftës dhe paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.

Sondazh

Poll