Aktualitet

Rrezik përmbytjeje në fshatin Sheqeras të Maliqit! Prurjet e shumta "kërcënojnë" argjinaturën, forcat e emergjencave në gatishmëri

Sipas banorëve, çdo çarje e mundshme e argjinaturës mund të sjellë përmbytje të menjëhershme në zonë.

21 Nëntor 2025, 20:41 Nga M.L
Rrezik përmbytjeje në fshatin Sheqeras të Maliqit! Prurjet e
Foto ilustruese

MALIQ- Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku niveli i ujit është rritur me shpejtësi, duke vënë në rrezik argjinaturën e lumit dytësor që vjen nga Ormani dhe Pojani. Sipas banorëve, çdo çarje e mundshme e argjinaturës mund të sjellë përmbytje të menjëhershme në zonë.

Përshkallëzimi i prurjeve ka shkaktuar probleme në tokat bujqësore, ndërsa uji ka depërtuar edhe në oborret e disa banesave. Situata konsiderohet kritike dhe kërkon ndërhyrje të vazhdueshme.

Në vendngjarje ndodhen kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, forcat e policisë, emergjencat civile dhe zjarrfikësit, të cilët po mbikëqyrin terrenin dhe po marrin masa për të shmangur një emergjencë më të madhe./ Dosja.al

fshatin sheqeras maliq

Sondazh

Poll