Aktualitet

Situata e rënduar nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet! Ministria e Bujqësisë: Gjendja po përmirësohet! Prurjet e shumta sollën rritjen e nivelit të...

Megjithatë, disa lumenj kryesorë, përfshirë Vjosën, Semanin dhe Shkumbinin, si dhe zona e Maliqit, mbeten me nivele të larta por të qëndrueshme.

21 Nëntor 2025, 18:31 Nga M.L
Situata e rënduar nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet!
Foto ilustruese

TIRANA- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton se situata e krijuar nga reshjet e dendura të ditëve të fundit po përmirësohet gradualisht në shumicën e zonave të prekura. Megjithatë, disa lumenj kryesorë, përfshirë Vjosën, Semanin dhe Shkumbinin, si dhe zona e Maliqit, mbeten me nivele të larta por të qëndrueshme.

Në fushën e Çukës, ujërat po shkarkohen me vetërrjedhje, ndërkohë që po vazhdojnë ndërhyrjet për riparimin e argjinaturave dhe forcimin e mbrojtjes lumore.

Prurjet e shumta të ditëve të fundit kanë shkaktuar depozitime dhe bllokime në portat e Rregullatorit të Ri të Maliqit, duke rritur nivelin e Devollit dhe Dunavecit. Ekipet teknike punojnë pa ndërprerje për pastrimin e depozitimeve dhe rikthimin në funksion të portave, si dhe për ndërhyrje në argjinatura.

Stafet e DUK-ve të Durrësit, Fierit, Lezhës dhe Korçës monitorojnë infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytjet dhe ndërhyjnë në kohë reale, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencave.

Njoftimi

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se situata e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit paraqitet në përmirësim të gradualshëm në shumicën e zonave të prekura. Niveli i ujërave në sipërfaqet e përmbytura është në rënie, ndërsa rrjeti kullues dhe hidrovorët po funksionojnë me kapacitet të plotë.

Në disa prej lumenjve kryesorë, Vjosa, Semani, Shkumbini, si edhe në zonën e Maliqit, nivelet mbeten të larta, por aktualisht të qëndrueshme. Në fushën e Çukës, shkarkimi i ujit po kryhet me vetërrjedhje, ndërkohë që strukturat e ujitje-kullimit po vijojnë ndërhyrjet për rehabilitimin e argjinaturave dhe forcimin e mbrojtjes lumore.

Prurjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë depozitime dhe bllokime në portat e Rregullatorit të Ri të Maliqit, duke ndikuar në rritjen e nivelit të Devollit dhe Dunavecit.

Ekipet teknike janë në punë të pandërprerë për pastrimin e depozitimeve dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të portave, si dhe për ndërhyrje në argjinaturë.

Stafet e DUK-ve të Durrësit, Fierit, Lezhës dhe Korçës ndodhen në terren, duke monitoruar infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytjet dhe duke ndërhyrë në kohë reale, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencave.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të vijojë të informojë publikun dhe mediat me përditësime të mëtejshme, deri në normalizimin e plotë të situatës.

ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Sondazh

Poll