Art&Argëtim

Louis Vuitton heq nga vitrinat koleksionin e Michael Jackson, frymëzuar nga këngët e tij

15 Mars 2019, 16:34 Nga DOSJA
Louis Vuitton heq nga vitrinat koleksionin e Michael Jackson, frymëzuar nga

Shtëpia e modës franceze Louis Vuitton, dy muaj pas publikimit të koleksionit vjeshtë / dimër 2019 të frymëzuar nga Michael Jackson,  ka thënë se nuk do të prodhojë asnjë veshje apo të publikojë veshje në lidhje me yllin e muzikës pop, pas abuzimeve në dokumentarin ‘Leaving Neverland’.

Sfilata e meshkujve në muajin janar, që u zhvillua pak më shumë se një javë para premierës së dokumentarit në Sundance, paraqiti disa pjesë që bëjnë homazhe për Michael Jackson. Ky koleksion përfshinte veshje të cilat ishin frymëzuar nga klipet  e ndryshme të Jackson si: Remember the Time, We are the World, The Wiz apo Beat It.

“Qëllimi im për këtë shfaqje ishte t’i referohemi Michael Jackson si një artist i madh i muzikës pop. Koleksioni i referohet vetëm jetës së tij publike që ne të gjithë e dimë dhe trashëgiminë e tij që ka ndikuar në një brez të tërë artistësh dhe dizajnerësh. Akuzat në dokumentar për ne ishin thellësisht shqetësuese , ndaj jemi përkushtuar që kjo mos të dëmtojë shtëpinë tonë të modës.”– është shprehur kështu Michael Burke, kryetari ekzekutiv i shtëpisë së modës Louis Vuitton.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz koleksioni vjeshte- dimer louis vuitton michael jackson koleksioni vjeshte- dimer louis vuitton michael jackson

Sondazh

Poll