Aktualitet

Trafikonte kokainë me biçikletë elektrike, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Bolonja! Policia sekuestron 23 mijë euro cash

Aksioni u zhvillua në lagjen “Panigale”, ku i riu u vu re duke lëvizur me një biçikletë elektrike dhe shfaqej i dyshimtë në lëvizjet e tij, të cilat lidhen me shpërndarjen e drogës tek përdoruesit.

21 Nëntor 2025, 17:04 Nga M.L
Trafikonte kokainë me biçikletë elektrike, arrestohet
Foto ilustruese

ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Bolonja për akuzën e trafikut të kokainës. Aksioni u zhvillua në lagjen “Panigale”, ku i riu u vu re duke lëvizur me një biçikletë elektrike dhe shfaqej i dyshimtë në lëvizjet e tij, të cilat lidhen me shpërndarjen e drogës tek përdoruesit.

Gjatë kontrollit personal, policia gjeti 18 pako kokainë dhe 450 euro para të gatshme, ndërsa i riu shfaqi sjellje agresive dhe nervozizëm. Hetimet u zgjeruan në apartamentin ku banonte, ku u sekuestruan 22,410 euro të tjera, të cilat besohet të jenë të fituara nga aktiviteti kriminal.

Sipas mediave italiane, i arrestuari nuk arriti të japë shpjegime të besueshme mbi burimin e parave. Lënda narkotike dhe shumësia e parave u sekuestruan si prova, ndërsa hetimet për të identifikuar rrjetin e bashkëpunëtorëve vazhdojnë.

Me urdhër të Prokurorit Publik të Bolonjës, shqiptari u paraqit në gjykatë për një proces të përshpejtuar, por seanca u shty dhe masa e sigurisë u zbut, duke i lejuar ndjekjen në gjendje të lirë./ Dosja.al

bolonja

Sondazh

Poll