Sport

De Laurentiis, presidenti i Napolit në gjyq…

Një gjykatë e Romës ka akuzuar Aurelio De Laurentiis për mashtrim kontabël në lidhje me disa transferime, përfshirë atë të Osimhen në vitin 2020.

20 Nëntor 2025, 20:27 Nga DOSJA

De Laurentiis, presidenti i Napolit në gjyq…

ITALI - Një gjykatë e Romës urdhëroi të enjten presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, të dalë në gjyq për akuzat për mashtrim kontabël në lidhje me disa transferime, përfshirë atë të sulmuesit nigerian Victor Osimhen në vitin 2020.

Shkurtin e kaluar, Zyra e Prokurorit të Romës kërkoi që drejtuesi ekzekutiv i futbollit të gjykohej dhe këtë të enjte gjyqtarja e gjykatës, Rosamaria De Lellis, e pranoi atë, sipas mediave lokale.

Së bashku me De Laurentiis, bashkëpunëtori i tij Andra Chiavelli dhe vetë klubi do të ndiqen penalisht gjithashtu.

Akuza është për mashtrim kontabël në vitet financiare 2019, 2020 dhe 2021 në lidhje me operacione të tilla si nënshkrimi i grekut Kostas Manolas, nga Roma, ose ai i Osimhen, i cili erdhi nga Lille.

Hetimi ndaj De Laurentiis filloi në qershor 2023, kur, me urdhër të Prokurorisë Publike të Napolit, Guardia di Finanza (policia financiare) kontrolloi zyrat e Napolit për dokumente që lidheshin me shitjen e Osimhen. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll