Sport

Trajneri i Kosovës, Franco Foda për sfidën me Sllovakinë: “Do të jetë ndeshje e barabartë”

“Bazuar në rezultatet tona të fundit, kemi fituar si mysafirë në Suedi, në Slloveni dhe gjithashtu edhe kundër Islandës. Ekipi tani ka shumë vetëbesim dhe do të jetë një ndeshje e barabartë”.

20 Nëntor 2025, 15:51 Nga DOSJA

Trajneri i Kosovës, Franco Foda për sfidën me Sllovakinë:

ZVICER - Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se Sllovakia ka ekip shumë të mirë. Por ka kujtuar fitoret ndaj Suedisë, Sllovenisë dhe Islandës në udhëtim. Ai ka thënë se do të jetë ndeshje e barabartë.

Ndeshja e play-off-it për Kupën e Botës 2026 ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës, zhvillohet më 26 mars të vitit të ardhshëm. Kosova do të jetë mysafire e Sllovakisë. Por nëse kalon Sllovakinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presë fituesin e duelit Turqi – Rumani.

“Ndeshja e parë është në transfertë kundër Sllovakisë, e cila ka një ekip shumë të mirë. Ata fituan në shtëpi kundër Gjermanisë 2-0. Por bazuar në rezultatet tona të fundit, kemi fituar si mysafirë në Suedi, në Slloveni dhe gjithashtu edhe kundër Islandës.

Ekipi tani ka shumë vetëbesim dhe do të jetë një ndeshje e barabartë. Dhe, nëse e fitojmë këtë ndeshje, pastaj kemi një ndeshje në shtëpi, ku mund të vendosim gjithçka. Por siç thashë, ndeshja më e rëndësishme është ndeshja e parë në Sllovaki dhe pastaj të shohim tutje”, ka thënë Foda për Federatën e Futbollit e Kosovës të enjten pas shortit, i cili u përcaktua në Zyrih të Zvicrës.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll