Sport

Botërori 2026/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki - Kosovë, në finalet e play-off do të ndeshemi…

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën play-off këtë të enjte pas shortit të hedhur në Zyrih.

20 Nëntor 2025, 14:06 Nga DOSJA

Botërori 2026/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki - Kosovë, në

ZVICER - Shqipërisë do t’i duhet të përballet me Poloninë në ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it të Botërorit më 26 mars, ndërsa Kosova do të duhet të provojë të shkojë më tej duke u përballur në ndeshjen e parë me Sllovakinë.

Një short jo shumë bujar ky për kuqezinjtë edhe pse në ndeshjen e fundit kemi fituar me skuadrën polake, por në listë e kundërshtarëve të mundshëm ishte padyshim kundërshtari më i fortë.

Me përfaqësuesen polake ne kemi zhvilluar në total 15 ndeshje në historinë tone, ku statistikat nuk kanë asgjë pozitive për ne, përveçse dy fitoreve dhe 3 barazimeve nëse quhen positive, pasi 10 ndeshje janë në disfavorin tonë, pasi i kemi humbje.

Gjithsesi nisur nga momentet e fundit ne kemi shije pozitive dhe do të përpiqemi të kemi një fillim nga kjo ndeshje e fundit, e shtatorit të vitit 2023, për të përgatitur këtë përballje që do të mund të na çojë në një tjetër finale të vogël, atë që na hap dyert e mëdha të kualifikimit për në fazën finale të Botërorit, me fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi. Të dyja ndeshjet kuqezinjtë janë të detyruar t’i zhvillojnë jashtë.

Disi më i lehtë në letër rrugëtimi i Dardanëve, të cilët gjysmëfinalen e parë të play-off-it e luajnë përballë Sllovakisë, për të pritur më pas në Prishtinë ndeshjen finale, me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.

Ndeshjet e para do të luhen me 26 mars, ndërkohë që finalet e kësaj faze do të luhen më 31 mars nga ku do të përcaktohen 4 skuadrat e fundit finalist të Botërorit të vitit të ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll