Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për vrasje, deportohet nga SHBA 44-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali

Duhanxhiu ishte shpallur në kërkim që prej vitit 1999, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar me 30 vjet burgim për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti, Itali.

19 Nëntor 2025, 09:19 Nga E.d
EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet
Foto ilustruse

TIRANË- Një 44-vjeçar shqiptar është deportuar nga SHBA-ja në Shqipëri, pasi ai ishte arrestuar këtë vit në Florida. Ai është Kamer Duhanxhiu, 44 vjeç me origjinë shqiptare. Duhanxhiu ishte shpallur në kërkim që prej vitit 1999, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar me 30 vjet burgim për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”.

Këto ngjarje kanë ndodhur në vitin 1999 në Asti të Italisë. Pas përpjekjeve të shumta ai u deportua nga SHBA, me fluturim çarter drejt Tiranës. Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Duhanxhiu do të përballet me dënimin e tij 30-vjeçar, në Itali. 

Njoftimi i policisë  

Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albanias të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyrën e Hetimeve Kriminale në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në koordinim të veprimeve të përbashkëta me Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane Shërbimi i Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe Zyrën e Ekspertëve të Sigurisë në Tiranë, prej shumë kohësh, ka bashkëpunuar duke shkëmbyer informacion lidhur me shtetasin shqiptar: Kamer Duhanxhiu 44 vjeç.

Ky shtetas, në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999, është dënuar nga autoritetet italiane, me 30 vjet burgim për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti, Itali. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet këtyre agjencive partnere ligjzbatuese në Shqipëri dhe Itali, si dhe të Agjencisë për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (ICE) në Shtetet e Bashkuara, shtetasi Kamer Duhanxhiu, i cili fshihej në SHBA prej shumë vitesh, ishte arrestuar më herët, këtë vit, në Florida. 

Pas përpjekjeve të përbashkëta koordinuese ndërmjet këtyre agjencive, ai u deportua nga SHBA, me fluturim çarter, në Tiranë, më datë 19.11.2025. Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, bazuar në urdhrin e arrestit ndërkombëtar/kartelën e kuqe të Interpolit, të lëshuar nga autoritetet italiane. Ky shtetas do të përballet me dënimin e tij 30-vjeçar, në Itali. Policia e Shtetit, edhe një herë, gjen rastin të vërë në dukje një tjetër operacion të suksesshëm në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet agjencive partnere ligjzbatuese./Dosja.al

florida  kamer duhanxhiu shqipëri

Sondazh

Poll