Art&Argëtim

VIP-at që u bënë meme në Oscars 2020, veshjet qesharake që s’i shpëtuan publikut

10 Shkurt 2020, 11:55 Nga DOSJA
VIP-at që u bënë meme në Oscars 2020, veshjet qesharake

Los Angelos– Sigurisht që vëmendja në Oscars 2020 shkon tek yjet që parakaluan dhe shkëlqyen në tapetin e kuq, por ka edhe nga ata, që kanë zgjedhur veshjet e gabuara për këto evente, duke u bërë meme në median sociale.

Përdoruesit e mediave sociale kanë vendosur të argëtohen me yjet më të veshur më keq, duke krahasuar fustanin e Janelle Monae Ralph Lauren me “The Tin Man” dhe Elton John me “JOKER”.

Veshjet e yjeve që parakaluan në tapetin e kuq, për fat të keq, jo të gjitha ishin perfekte. Madje disa prej tyre nxitën humor, duke ndezur meme qesharake.

Me të mbërritur në Oskars 2020, këngëtarja Janelle Monae, e cila zgjodhi një fustan argjendi me kapuç nga Ralph Lauren të zbukuruar me kristale Sëarovski, u krahasua shpejt me “Wizard of Oz’s Tin Man”.

Ndërkohë, aktorja Kristen Wiig, nuk i bëri përshtypje disa shikuesve  me veshjen e sa, e cila u krahasua me një karavidhe…

Dhe ylli britanik, Elton John, 72 vjeç, gjithashtu nuk ishte imun ndaj disa ngacmimeve në median sociale, me xhaketën e tij të purpurt, e krahasuan me Joker.

Burimi: Daily Mail

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz oscars 2020 te veshurit me keq ne oscars 2020 vip-at në tapetin e kuq oscars 2020 te veshurit me keq ne oscars 2020 vip-at në tapetin e kuq

Sondazh

Poll