Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme me energjinë elektrike në Gjirokastër! Dhjetëra njësi administrative në errësirë prej 12 orësh

Si pasojë e kësaj situate atmosferike, disa lagje kanë paraqitur probleme në lidhje me energjinë elektrike.

19 Nëntor 2025, 08:24 Nga E.d
Moti i keq shkakton probleme me energjinë elektrike në
Foto ilustruse

GJIROKASTRA- Qyteti i Gjirokastrës është prekur nga moti i keq me rreshje të denduara dhe intensive. Si pasojë e kësaj situate atmosferike, disa lagje kanë paraqitur probleme në lidhje me energjinë elektrike.

Situata më e keqe paraqitet në njësitë administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokaster. Prej më shumë se 12 orësh këto njësi administrative, nuk kanë energji elektrike. Ekipi i OSHEE ka shkuar menjëherë drejt zonave të prekura,ku dhe po punon për rrikthimin e energjisë elektrike./Dosja.al

gjirokastrë rreshje të denduara moti i keq

Sondazh

Poll