Koka e prokurorit belg u "çmua" 1 milion euro nga mafia shqiptare! 8 pjesëtarët e klanit të trafikut të drogës bien në duart e policisë, dyshohet se po organizonin komplot ndaj Julien Moinil
Media belge shkruan se sot në mëngjes, janë kryer 18 bastisje në kuadër të hetimeve për kërcënimet me vdekje ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel, Julien Moinil. Pak ditë më parë mediat investigative ndërkombëtare raportuan se për kokën e të cilit, mafia shqiptare kishte vënë një çmim prej 1 milion euro.
BELGJIKË- Tetë persona janë arrestuar në lidhje me një hetim mbi një komplot të dyshuar për të sulmuar prokurorin publik të Brukselit, Julien Moinil. Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një klani shqiptar të përfshirë në trafikun e drogës.
Media belge shkruan se sot në mëngjes, janë kryer 18 bastisje në kuadër të hetimeve për kërcënimet me vdekje ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel, Julien Moinil. Pak ditë më parë mediat investigative ndërkombëtare raportuan se për kokën e të cilit, mafia shqiptare kishte vënë një çmim prej 1 milion euro.
"Kontrollet janë kryer kryesisht në Bruksel, por edhe në Leuven. Tetë persona janë ndaluar dhe aktualisht po merren në pyetje. Pas marrjes në pyetje, gjykatësi do të vendosë nëse ata do të mbeten në paraburgim,” shton prokuroria.
Gjatë muajit korrik 2025, prokuroria federale është informuar nga policia gjyqësore federale e Brukselit për një komplot të mundshëm për të kryer një atentat ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel.
“Të dyshuarit kryesorë duket se kanë të kaluar kriminale lidhur me trafikun e organizuar të drogës. Dyshohet se ata janë aktivë brenda rrjeteve kriminale shqiptare,” thekson ministria.
“Gjatë muajve të fundit, policia gjyqësore federale e Brukselit, nën drejtimin e një gjyqtari të ngarkuar me çështjen nga prokuroria federale, ka kryer një hetim të thelluar mbi të gjitha informacionet. Policia federale është angazhuar për disa muaj me radhë në këtë drejtim. Edhe brenda Prokurorisë Federale, disa prokurorë janë ngarkuar me ndjekjen e kësaj çështjeje.”
Duhet mbrojtur më mirë policia dhe magistratët
Sipas të dhënave, ky kërcënim i një klani shqiptar nuk është i vetmi që ka në shënjestër Julien Moinil. Por ishte një kërcënim i konsideruar shumë serioz nga të gjitha shërbimet e sigurisë. Megjithatë, Prokuroria Federale nuk dëshiron të shpallë ende fitoren, pasi thekson: “Në këtë fazë, nuk është e mundur të konfirmohet ose të hidhet poshtë komploti për të kryer një atentat ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel.” Me fjalë të tjera, “hetimet vazhdojnë” ndaj tetë personave të arrestuar të martën.
“Ky hetim dëshmon edhe një herë nevojën absolute për të mbrojtur më mirë policët dhe magistratët, të cilët luftojnë çdo ditë, pa pushim, kundër kriminalitetit të organizuar dhe që, për këtë arsye, bëhen objektiv i këtyre organizatave kriminale,” komenton Prokurorja Federale Ann Fransen. “Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë, me kërkesë ndër të tjera të ministrisë publike, ka krijuar një grup pune ku marrin pjesë edhe prokurorë të Prokurorisë Federale, i cili po përgatit iniciativa ligjore.” shkruajne mediat belge.
Sondazh
Ambasada e SHBA në Tiranë hap ankand online për shitjen e pajisjeve dhe mobilieve
Ambasada e SHBA TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar hapjen e një ankandi online, përmes të cilit d...
Komploti ndaj prokurorit Julien Moinil, i njohur për luftën kundër krimit! Policia belge bastis 18 banesa dhe arreston 8 shqiptarë të botës kriminale
Julien Moinil BELGJIKË- Tetë persona janë arrestuar dhe 18 banesa janë bastisur në Bruksel dhe Leuven në kuadër t&e...
Vëllezërit Hysa të sanksionuar nga SHBA! Media kanadeze: Transferta të dyshimta miliona dollarëshe drejt Shqipërisë, ishin nën hetim nga autoritetet shqiptare
Luftar Hysa SHBA- Media ndërkombëtare La Presse raporton se Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) po heton dyshimet se karteli meksikan Sinaloa...
“Si t’ia bëjmë me e kap me e rrjep, me e torturu”/ Prishje pazaresh apo goditje ndaj Emiljano Shullazit? Lidhja e atentatit në Rinas me Durim Bamin, armiqësitë me grupin rival dhe…
Foto nga emisioni Emisioni “Në shënjestër” ka zbardhur detaje të tjera mbi atebtatin e ndodhur pak ditë më par&eu...
EMRI/ Plagosja me thikë në Fier! DETAJE nga ngjarja: Sherri nisi për një vend parkimi, 33-vjeçari i plagosur ndodhet në spital...
Foto ilustruese FIER- Një 33-vjeçar u plagos mbrëmjen e sotme në Fier pas një konflikti për motive të dobëta...
89 plumba u zbrazën drejt “Mercedesit” të Gilmando Danit/ Si shpëtuan mrekullisht dy gratë nga “hakmarrja” e krimit në atentatin e Rinasit! Dëshmitari: Nga frika nuk kuptova se…
Foto nga emisioni Atentati i ndodhur më 11 nëntor në Rinas u mori jetën Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, por të dëmt...
“Black out” energjie, informatorë nga Spanja dhe skema e përdorur në atentate të ngjashme ndaj kokave të krimit. Bileta për Gilmando Danin u pre nga…! Roli i “Visit të grave”
Foto nga emisioni Emisioni ”Në Shënjestër" u rikthye këtë të martë në skenën e atentatit të Rinasit...
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve
Foto ilustruese Pas 12 vitesh pushtet, socialistët rikthyen kartën e vjetër elektorale të rritjes së pensioneve. &ldq...
Plagoset me thikë 33-vjeçari në Fier! Niset me urgjencë drejt spitalit, blutë nisin kërkimet për autorin e arratisur
Foto ilustruese FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një 33-vjeçar, i identifikuar s...
Veriu i vendit nën kaos total! Reshjet e shiut shkaktojnë dëmtime rrugësh dhe urash në Qarkun e Kukësit dhe Tropojës, ja si paraqitet gjendja
Foto ilustruese KUKËS- Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në rr...
