Sport

Ukraina fiton me Islandën dhe dërgon Shqipërinë sërish në vazon e tretë! - VIDEO

Sfida mes Azerbajxhanit dhe Francës, me “Gjelat” që e mbyllën fushatën kualifikuese me një fitore 1-3.

17 Nëntor 2025, 01:55 Nga DOSJA
Ukraina fiton me Islandën dhe dërgon Shqipërinë sërish

FRANCE - Janë luajtur dhe tre sfida të tjera pasditen e kësaj të diele në Kualifikueset e Botërorit 2026. Serbia që ishte në grup me Shqipërinë, mundi me vuajtje Letoninë brenda me rezultatin 2-1, një rezultat që nuk i shërben për asgjë serbëve.

Një rezultat i keq për Shqipërinë ishte ai mes Ukrainës dhe Islandës, me ukrainasit që triumfuan 2-0 dhe duke lënë kuqezinjtë në vazon e tretë të play off-it.

Sfida tjetër ishte ajo mes Azerbajxhanit dhe Francës, me “Gjelat” që e mbyllën fushatën kualifikuese me një fitore 1-3.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll