Sport

VIDEO / Norvegjia turpëron Italinë në shtëpi… fiton me poker golash!

Nëntë gola të shënuar në dy duelet e mbrëmjes së sotme të vlefshme për Grupin I, ku pa diskutim spikat triumfi 1-4 i Norvegjisë me përmbysje ndaj Italisë.

17 Nëntor 2025, 01:42 Nga DOSJA
VIDEO / Norvegjia turpëron Italinë në shtëpi… fiton

ITALI - Nëntë gola të shënuar në dy duelet e mbrëmjes së sotme të vlefshme për Grupin I, ku pa diskutim spikat triumfi 1-4 i Norvegjisë me përmbysje ndaj Italisë.

Pas suksesit 3-0 në ndeshjen e parë, Haland & CO, turpëruan sërish kombëtaren italiane, duke e mposhtu me rezultatin 1-4 në “San Siro”. Kësisoj norvegjezët mbyllin grupin me pikë të plota, 37 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuara.

Një sukses historik ky drejt Botërorit 2026, pas plot 28 vite pritje. Ndërkohë në krahun tjetër, Italia e Gatuzos, tashmë duhet të “kryqëzojë gishtat”, për të pasur një short sa më të favorshëm, për të tentuar kualifikimin. Dueli tjetër i grupit I, mes Izraelit dhe Moldavisë përfundoi me rezultatin 4-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll