Sport

Afrika prodhon surprizën e parë, eliminohet Nigeria!

“Shqiponjat” e Afrikës gabuan 3 nga 6 penallti, duke i lënë kështu jashtë Botërorit për të dytën herë radhazi.

17 Nëntor 2025, 01:48 Nga DOSJA
Afrika prodhon surprizën e parë, eliminohet Nigeria!

NIGERI - Një surprizë e madhe ka ardhur nga kualifikueset afrikane, aty ku Nigeria u eliminua në finalen e play off-it nga Republika Demokratike e Kongos vetëm falë lotarisë së 11-metërshave, pasi 120 minuta përfunduan me rezultatin 1-1.

“Shqiponjat” e Afrikës gabuan 3 nga 6 penallti, duke i lënë kështu jashtë Botërorit për të dytën herë radhazi.

Nga ana tjetër, Republika Demokratike e Kongos tani është vetëm një fitore larg për të luajtur në Botëror, me përfaqësuesen afrikane që do të zbulojë kundërshtarin që do të ketë përballë në “Play Off-in” Interkontinental.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll