Sport

Ish-kapiteni i kuqezinjve Simon Kjaer nuk e ka harruar ‘dramën e Eriksenit’, por ai pretendon më shumë nga Rafael Leãon…

Ish-mbrojtësi i Milanit pohon se nëse bashkëkombësi i tij nuk do të kishte mbijetuar Kupën e Botës 2021, ai do të kishte ndaluar së luajturi.

16 Nëntor 2025, 13:30 Nga DOSJA

Ish-kapiteni i kuqezinjve Simon Kjaer nuk e ka harruar ‘dramën e

DANIMARKE - Ish-kapiteni i Milanit dhe i ekipit kombëtar danez, Simon Kjaer, u tërhoq nga futbolli në janar dhe nuk e ka harruar momentin kur bashkëkombësi i tij, Christian Eriksen, pësoi një atak kardiak në vitin 2021 gjatë një ndeshjeje të Euro 2020.

"Çfarë ndryshoi atë ditë? Gjithçka. Nëse Christian nuk do të kishte mbijetuar, nuk do të kisha luajtur përsëri. Kuptova se futbolli është futboll dhe jeta është jetë", rrëfeu ish-mbrojtësi 36-vjeçar, duke shtuar:

"Nuk mendoj për këtë çdo ditë, por diçka më ndodhi kohët e fundit. Gjatë ndeshjes së djalit tim, një djalë theu kyçin e dorës dhe ambulanca erdhi në fushë. U ndjeva çuditshëm. Por për sa kohë që Christian është mirë, edhe unë do të jem mirë."

Në një intervistë me 'Gazzetta dello Sport', Kjaer foli gjithashtu për Milanin 'e tij' dhe, në veçanti, për Rafael Leão-n. "A ka kuptim t'i kërkojmë më shumë qëndrueshmëri? Po, e kërkoj edhe unë këtë prej tij. Rafa mund të jetë një nga më të mirët në botë.

Dembélé fitoi “Topin e Artë”, por dhe Rafa mund të jetë në atë nivel. Ai duhet të përmirësohet nga një përqind çdo ditë. Sipas mendimit tim, ai nuk mund ta bëjë vetëm, pak mund ta bëjnë. Ai është 26 vjeç dhe në moshën 29 vjeç do të jetë tepër vonë. O tani ose kurrë. Ai ka shumë njerëz që varen prej tij dhe nuk është e lehtë", theksoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 16 Nëntor 2025, 13:00

Neymar Jr. merr frymë i lehtësuar...

Neymar, gjatë ndeshjes me Santos kundër Palmeiras BRAZIL - Palmeiras humbi këtë të shtunë në vizitën e tyre nd...