Sport

Plas te Barcelona… Víctor Font akuzon Laportën për fushatë me burimet e klubit...

Ai ka përdorur në një event, makostën, Macen dhe trofetë nga titujt e fundit të klubit.

16 Nëntor 2025, 11:30 Nga DOSJA
Plas te Barcelona… Víctor Font akuzon Laportën për
Víctor Font, përsëri kandidat për presidencën e Barcelonës

SPANJE - Víctor Font, ish-kandidat për president të klubit, akuzoi Joan Laportën këtë të shtunë se po përdor burimet e klubit për fushatën e tij përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Presidenti i klubit ka planifikuar një aktivitet për të mërkurën e ardhshme për t'u takuar me anëtarët e klubit, ku do të shfaqet ‘CAT’, (macja) maskota e klubit, dhe trofetë nga fitoret e fundit të klubit, me të cilët pjesëmarrësit mund të pozojnë për foto.

Font kritikoi përdorimin e maskotës dhe të trofeve, duke argumentuar se ato i përkasin klubit dhe jo presidentit Laporta: "Fushata me burimet e klubit përbën një konflikt interesi dhe, me shumë gjasa, një akt të paligjshëm", tha ish-kandidati në mediat sociale.

Plas te Barcelona… Víctor Font akuzon Laportën për
Macja maskot në një aktivitet të 125-vjetorit të Barçës

Rastësisht, Font ka një aktivitet këtë të hënë me anëtarët e klubit, së bashku me grupe të tjera të tifozëve të Barcelonës me të cilët do të kandidojnë së bashku në zgjedhje. Pas veprimeve të Laportës dhe këtij aktiviteti, Font tha: "Duhet t'i kërkojmë klubit të na japë hua maskotën ‘CAT’ dhe trofetë nga titujt e sezonit të kaluar për aktivitetin që kemi këtë të hënë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll